Çfarë bëjmë

Me ndihmën tonë teknike, Ministria maqedonase e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale zbatojnë reformat e mbështetura nga Kontrata për zbatimin e reformave në sektorin “BE-ja për të Rinjtë”. Kontrata dhe dokumentet e lidhura me të përfaqësojnë “plan veprimin” për zbatimi e masave të parapara, që më në fund do kontribuojnë për rritjen e punësimit të të rinjve. Ky qëllim duhet të arrihet nëpërmjet “veprimit urgjent” të Agjencisë për Punësim, në dobi të të rinjve që kërkojnë punë si dhe nëpërmjet avancimit të cilësisë në arsimimin dhe trajnimin profesional që i ofrojnë të sapoformuarat Qendra Rajonale për Arsimim dhe Trajnim Profesional (ATP). Përveç kësaj validimi i të mësuarit joformal dhe informal do të hap mundësi për individët që kërkojnë punë, që të mund të përdorin certifikatat e pranuara para punëdhënësit të mundshëm, si dëshmi e njohurive, aftësive dhe përvojës së tyre të punës.
Natyrisht, qëllimet e mësipërme do të paraqitshin sfidë për secilin vend. Transferimi ndërkombëtar i njohurive dhe përvojave kontribuon në përshpejtimin e procesit. Me atë ekspertëve maqedonas në ministri, institucione të tjera kombëtare dhe në rajon iu mundësohet të pasurojnë njohuritë dhe përvojat e tyre me informacione të reja dhe me praktika të mira nga jashtë vendi. Në këtë mënyrë, sistemi maqedonas i arsimit dhe shërbimeve të punësimit nuk do të gjenden në pozicion ku duhet të eksperimentojnë por do të mund të zbaton metoda të testuar dhe provuara që funksionojnë në shumë vende.
Pikërisht këtë bëjmë ne – ekipi ynë, i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë përcjell praktikat e mira nga jashtë. Iu mundësojmë ekspertëve dhe vendimmarrësve maqedonas konsultime ku paraqesim mënyrat se si duhet të zbatohen reformat, cilat zgjidhje konkrete do të funksionojnë, cilat metoda të reja këshillimi, arsimimi, monitorimi dhe vlerësimi të rezultateve do të rrisin punësueshmërinë e të rinjve në vend.
Ofrojmë ndihmë në procesin e përpilimit të strategjive dhe planeve të veprimit në fushën e arsimimit, trajnimit dhe punësimit, nga të cilat do të prodhohen dokumente të dobishme me të cilat do të matet dhe vlerësohet zbatimi. Mbajmë ligjërata për të prezantuar praktikat më të mira ndërkombëtare. Organizojmë punëtori për gjetjen e zgjidhjeve më të mira për rininë maqedonase nëpërmjet diskutimeve të drejtuara nga ekspertë. Zbatojmë trajnime nëpërmjet të cilave iu mundësojmë ekspertëve/administratorëve zyrtarë të tuaj të fitojnë aftësi të reja.
Veç kësaj, forcojmë transparencën dhe komunikimin e hapur ndërmjet institucioneve kombëtare dhe publikut, dhe ofrojmë qasje më të mirë në informacione me karakter publik. Në të njëjtën kohë , jemi duke përmirësuar cilësinë e dialogut sektorial përmes përfshirjes partnerëve joqeveritarë dhe ndërkombëtarë donatorë në përgatitjen, zbatimin dhe vlerësimin e politikave. Dhe në fund, ndihmojmë përgatitjen e dosjes të kërkesave për pagesë që t’i mundësojmë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të merr mjete financiare me të cilat do të investoj në modernizimin e arsimimit dhe trajnimit, si dhe në shërbimet e punësimit për personat që kërkojnë punë.