Garancia për të rinjtë
Edhe pse Maqedonia e Veriut nuk është shtet anëtar i BE-së ka zbatuar skemën “Garancia për të rinjtë” në tri pilot komuna që nga viti 2018. Gjatë fazës së dytë (2020-2022), kjo mundësi u është dhënë të rinjve nga i gjithë vendi.
Deri në vitin 2020, 25,502 të rinj morën pjesë dhe shfrytëzuan mundësitë për punësim, arsim apo trajnim. 7684 nga këta të rinj u punësuan në 4 muajt në vijim. Kjo skemë do të vazhdojë aktivitetin e saj edhe në të ardhmen.
Për më shumë informacione rreth “Garancisë për të rinjtë”, ju lutemi vizitoni lidhjen e mëposhtme: https://av.gov.mk/garancija-za-mladi.nspx


