Kush mund të merr pjesë?

Skema ‘Garancia për të rinjtë’ mbulon çdo punëkërkues të ri të regjistruar deri në 29 vjeç.

Çdo e re apo i ri që është i papunë dhe ka lënë arsimin formal është i mirëpritur.

Madje edhe në rast të largimit të parakohshëm pa diplomim formal. Nuk ka rëndësi si dhe pse e keni lënë shkollën – ndonjëherë kjo thjesht ndodh.

Por nëse nuk është kështu, nëse dikush nuk e ka lënë shkollën për një plan biznesi të mirë dhe të realizueshëm ose për të pranuar një punë cilësore, është mirë që çdo i ri të regjistrohet në skemën ‘Garancia për të rinjtë.

As statusi juaj social, as kombësia, gjinia, feja, statusi i martesës – asgjë nuk është kufi për pjesëmarrjen në skemën ‘Garancia për të rinjtë’.

Të shkojmë në qendrën më të afërt të punësimit dhe të regjistrohemi në skemën ‘Garancia për të rinjtë’!

Për më shumë informacione vizitoni https://av.gov.mk/contacts.nspx