Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë!

Për të përmirësuar politikat dhe masat për sigurimin e suksesit të të rinjve në tregun e punës në vend, është e nevojshme që të rinjtë të marrin informata kthyese të vazhdueshme mbi përfundimin e shkollimit, kurse shtesë apo shërbime të tjera punësimi nga Agjencia e Punësimit, e cila u theksua sot gjatë punëtorisë për mbledhjen, përpunimin dhe interpretimin e të dhënave statistikore për arsimin, rëndësinë e aftësive dhe punësueshmërinë.

KPRS “BE për të rinjtë” ka përgatitur të ashtuquajturin Sistemi Gjurmues, i cili është krijuar për të monitoruar se sa të suksesshëm janë të rinjtë në karrierën e tyre, dhe nëse është e nevojshme, do të ofrojë reagime për situatën dhe përshtatjen e mundshme të arsimimit.

Prandaj, të rinjtë dhe statisticienët u inkurajuan të kontaktojnë autoritetet dhe përfaqësuesit e projektit, për t’iu përgjigjur pyetësorëve dhe për të marrë pjesë aktive në hulumtimin që së shpejti do të jetë në dispozicion. Siç u tha, në këtë mënyrë të rinjtë do të përfshihen dhe mbështesin ndryshimin pozitiv për të mirën e tyre, si dhe përfitimin dhe mundësitë për kolegët.

Prandaj, “Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë!”