Si kontribuon MBS për vendin

Përfitimi i vendit partner është i dyfishtë:

  • zbatimi i reformave dhe politikat moderne kontribuojnë në të zhvillimi në një sektor të caktuar dhe
  • buxheti i shtetit merr kontribute të drejtpërdrejta

Si objektiv i përgjithshëm, mbështetja buxhetore e BE-së synon forcimin e partneriteteve me vendet partnere, për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm, për të çrrënjosur varfërinë, për të reduktuar pabarazitë dhe për të konsoliduar paqen dhe demokracinë.

Mbështetja buxhetore e sektorit të BE-së është përshtatur me nevojat e zhvillimit sektorial të vendeve tona partnere. Prandaj, objektivat specifike ndryshojnë, por janë gjithmonë në përputhje me politikat sektoriale, prioritetet dhe objektivat e vendeve përfituese dhe në përputhje me politikën e veprimit të jashtëm të BE-së.

Kështu, vendi përfiton dy herë: zbatimi i reformave dhe politikat moderne kontribuojnë në zhvillimin në një sektor të caktuar dhe buxheti i shtetit merr kontribute të drejtpërdrejta të ofruara si ‘tarifë suksesi’ pasi raportohet zbatimi me sukses i masave të veçanta reformuese.

Mbështetja buxhetore e sektorit gjithashtu ndihmon vendet partnere të mobilizojnë të ardhurat e brendshme dhe të varen më pak nga ndihma e jashtme. Duke qenë se nxit transparencën dhe qeverisjen e mirë, mbështetja buxhetore kontribuon në luftën kundër korrupsionit dhe në krijimin e një klime të favorshme për investimet private në vendet partnere të BE-së.

Mbështetja buxhetore inkurajon administratën publike të përgjegjshme dhe efektive. Mbështetja buxhetore trajton korrupsionin dhe mashtrimin përmes:

  • ndihmës për institucionet ose organet gjyqësore të revizionit dhe anti-korrupsionit;
  • forcimi i dialogut politik mbi funksionet e transparencës dhe mbikëqyrjes;
  • reformat për të rregulluar dobësitë sistematike që favorizojnë korrupsionin në administrimin e të ardhurave, shpenzimet dhe proceset e prokurimit ose në ofrimin e shërbimeve;
  • mbështetje për organizatat e shoqërisë civile për të mundësuar pjesëmarrjen dhe mbikëqyrjen në procesin buxhetor dhe politik.