Si të regjistroheni

Kjo mund të bëhet shumë e lehtë për të gjithë. Duhet vetëm një vizitë.

Ndonëse Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut po zhvillon një formë digjitale të para-regjistrimit, ajo ende nuk është e disponueshme. Projekti ynë do të informojë të gjithë të interesuarit përmes të gjitha kanaleve të komunikimit kur kjo formë regjistrimi të jetë gati për përdorim.

Megjithatë, sipas ligjit për shërbimet e punësimit, çdo person duhet të regjistrohet fizikisht në regjistrin e punëkërkuesve. Prandaj, është e nevojshme një vizitë fizike në çdo qendër punësimi në mbarë vendin.

Thjesht vizitoni qendrën e punësimit dhe kërkoni regjistrimin . Nëse jeni deri më 29 vjeç, me regjistrim në sistemin e përgjithshëm, nëpunësi i qendrës do t’ju ofrojë automatikisht regjistrimin në skemën ‘Garancia për të rinjtë’.

Me këtë, mbarojmë.

Të vizitojmë qendrën më të afërt të punësimit dhe të regjistrohemi për Garanci për Rininë!

Për më shumë informacione vizitoni https://av.gov.mk/contacts.nspx