Historia e Sistemit Gjurmues?

Barry der Menschenretter (që do të thotë shpëtimtar i njerëzve), ose Barry, është qeni i famshëm i racës St.Bernard, i cili shpëtoi më shumë se 40 njerëz në Alpet e Zvicrës dhe Italisë. Historia për Barry-in është e thjeshtë, por e dhembshur, humane dhe dashamirëse. Kur Barry merrte detyrën për të gjetur malësorë të humbur, ai i gjente ata, ju dorëzonte furnizime ndihmëse dhe përfundimisht ndryshonte jetën e njerëzve. Qeni i mirë Barry nuk është mit, në fakt, Barry jetoi nga viti 1800 deri në 1813 dhe ka një seksion ekspozues për të në Muzeun e Historisë Natyrore të Bernës.

Pse po e përmendim këtë histori? Është paralelja e duhur për të shpjeguar se si funksionon Sistemi ynë i Gjurmuesit. Qëllimi i Sistemit tonë të Gjurmuesit është të hetojë se sa të suksesshëm janë të diplomuarit në karrierën e tyre. Sistemi aktual arsimor duhet të ofrojë njohuritë dhe aftësitë e duhura dhe të zbatueshme. Arsimi dhe trajnimi i mirë dhe cilësor duhet t’i pajisë të diplomuarit me njohuri dhe aftësi që u mundësojnë atyre të gjejnë një punë – lehtë dhe shpejt.

Cili është qëllimi?

Detyra e Sistemit Gjurmues, në mënyrë të ngjashme me atë të Barry-it, është të zbulojë se sa mirë po ia dalin të diplomuarit me njohuritë e tyre. Nëse për ndonjë arsye ka nevojë për ndihmë, Sistemi Gjurmues do t’i gjejë ato dhe do të ofrojë ndihmë përmes Garancisë për Rininë, për shembull. Sistemi Gjurmues do t’u japë gjithashtu informacione autoriteteve mbi atë se sa i suksesshëm është një i diplomuar në tregun e punës, si dhe komente rreth cilësisë së arsimit dhe formimit profesional. Nëse ju kërkojnë kompanitë, nëse vlerësoheni si mirë të përgatitur për një punë, kjo është një shenjë që keni fituar arsimim dhe/ose trajnim të mirë. Nëse jo, diçka ka shkuar keq dhe duhet të hetojmë se çfarë. Megjithatë, arsimimi dhe/ose trajnimi paraqesin bazë për një karrierë të suksesshme.

Si të: Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë!

Funksioni i Sistemit Gjurmues është të mbledhë informacione rreth karrierës dhe jetës së punës së të diplomuarve. Aplikacioni i zgjuar dhe i përshtatshëm për përdoruesit kërkon regjistrim të lehtë me sigurimin e disa të dhënave të kontaktit. Pas regjistrimit, pjesëmarrësit të Gjurmuesit i kërkohet të japë informacion për angazhimin aktual të punës: informacion veçanërisht i rëndësishëm është pozicioni i tij/saj i punës (nëse i diplomuari nuk vazhdon arsimin ose nuk është i papunë). Këto të dhëna na lejojnë të vlerësojmë nëse arsimi/trajnimi i ofruar vërtet e ka përgatitur të diplomuarin për një karrierë të suksesshme:

  • nëse profili i aftësive ose të punës së kryer është i lidhur me profilin e arsimit/trajnimit të mëparshëm;
  • sa kohë i është dashur për të gjetur punë;
  • çfarë ndihme shtesë i nevojitet të diplomuarit për të gjetur punë ose
  • çfarë trajnimesh apo stazhi shtesë ju nevojiten për të gjetur punë

Do t’ju duhen vetëm disa minuta

Në fazën pilot përfshijmë 3000 të diplomuar dhe persona që kanë përfunduar programet e trajnimit për të rritur (si punëkërkues). Futja e të dhënave të kërkuara do të zgjasë disa minuta, për dy herë në një periudhë prej 6 muajsh. Nuk është gjë e vështirë dhe nuk kërkon shumë kohë. Por do të ofron të dhëna shumë të frytshme dhe të dobishme për përpjekjet tona për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe formimit profesional në dobi të njerëzve.

Sistemi Gjurmues kontribuon në përpjekjen për të siguruar që çdo i diplomuar të marrë një punë.

Regjistrimi është i thjeshtë, i lehtë dhe i shpejtë: Ju lutemi skanoni kodin QR.

Çdo e dhënë personale është e mbrojtur sipas rregullave ligjore.